LAJMI I FUNDIT:

Reagon SHGM për pyetjen e Peshevskit për gazetaren: A e dinë të shtëpisë se je prostitutë?

Reagon SHGM për pyetjen e Peshevskit për gazetaren: A e dinë të shtëpisë se je prostitutë?

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj ofendimit të zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski i cili i’u dretjua gazetares me pyetjen ”A e dinë të shtëpisë se je prostitutë?” përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sjelljen e pahijshme të zëvendës kryetarit të qeverisë Vlladimir Peshevski, i cili javën e kaluar pas konferencës për shtyp në të cilën ka prezantuar raportin e “Doing business” për Maqedoninë, ka ofenduar gazetaren e gazetës “Vest”, për shkak se ka pyetur nëse Qeveria planifikon të ndryshojë kushtet për dalje në pension.

Peshevski, i irrituar nga këmbëngulja e gazetares për të marrë përgjigje precize rreth qëllimit të Qeverisë për rritjen e kufirit të moshës për dalje në pension, iu ka drejtuar gazetares me fjalët “a mundet ju të përgjigjeni me po ose jo nëse ju pyes se a e dinë në shtëpi se jeni prostitutë”.


Shikojeni këtu ofendimin e Peshevskit për gazetaren
Lexo po ashtu Shikojeni këtu ofendimin e Peshevskit për gazetaren

Peshevski po dëshmon se nuk ka edukatë elementare familjare dhe kulturë politike, e cila kufizohet me dhunë dhe primitivizëm. Sulmi nuk është drejtuar vetëm ndaj një gazetari profesional, i cili ka për detyrë primare të parashtrojë pyetje të pakëndshme për politikanët, por edhe ndaj lirisë së mediave.

Sulmet e tilla kanë për qëllim nënçmimin, frikësimin dhe zbrapsjen e gazetarëve për të kërkuar llogari nga funksionarët publik, të cilët përballë vetes duan të kenë mbajtës mikrofonash, dhe jo profesionistë të cilët me kriticizëm observojnë punën e pushtetit.

Në mënyrë të pakëndshme jemi befasuar edhe nga sjellja e kolegëve të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje dhe nuk kanë reaguar ndaj ofendimeve të Peshevskit. Apelojmë që në të ardhmen, në situata të ngjashme, gazetarët të reagojnë bashkërisht dhe të tregojnë më shumë solidaritet.

Është dyfytyrësi e skajshme që politikanët të kërkojnë nga mediat të raportojnë në mënyrë profesionale në fushatën parazgjedhore, kur në të njëjtën kohë sulmojnë fizikisht dhe ofendojnë gazetarët duke mos bartur asnjë lloj përgjegjësie.

Kërkojmë që zv/kryeministri Peshevski, i cili vitin e kaluar në mes të ditës sulmoi një gazetar tjetër, t’i kërkoj falje publike gazetares, por edhe të mbajë përgjegjësi politike. Ose vetë të japë dorëheqje, ose kryeministri Emill Dimitriev ta shkarkojë. E përkujtojmë kryeministrin Dimitriev se për ofendime të ngjashme ndaj një gazetare, para pak kohësh kryeministri serb shkarkoi ministrin e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, i bëjmë apel OBRM-PDUKM-së të distancohet nga sjellja e ministrit të tyre, njëkohësisht edhe anëtarë i kryesisë më të ngushtë partiake, dhe kërkojmë të mos e kandidojnë si deputet në zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërtën, do të konsiderojmë se partia e tyre e arsyeton dhe lejon dhunën dhe sjelljen e pahijshme ndaj gazetarëve.” shkruhet në deklaratën e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori