LAJMI I FUNDIT:

Reagon MKRS: S’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari

Reagon MKRS: S’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka mohuar se është pezulluar ose ka shkelje të procedurave të zhvillimit të master-planit të Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ministria ka sqaruar se procesi është duke ndjekur rrugën e duhur sipas legjislacionit aktual për prokurim publik dhe se asnjë vendim final nuk është marrë akoma për këtë çështje.

“Procesi për master-planin e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ vazhdon të ecë përpara me qetësi dhe në përputhje me procedurat e prokurimit publik. Kemi konstatuar se nuk ka shkelje të procedurave dhe se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.”


Sipas ministrisë, ky proces ka arritur një fazë shqyrtuese nga Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që ka filluar me datën 22 dhjetor 2023.

“Nuk ka arsye për alarm sepse procesi ligjor për shqyrtimin e ankesave është në zbatimin e tij të duhur dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore,” shtoi ministria.

Reagimi i ministrisë përfshin gjithashtu një sqarim lidhur me natyrën e procesit të ankesave dhe sesi ky i fundit ndikon në procedurat e prokurimit.

Sipas MKRS-së akuzat për “shkelje flagrante” janë vetëm pretendime nga ana e operatorëve ekonomikë që nuk arritën të vlerësoheshin si fitues dhe se këto çështje janë në shqyrtimin profesional nga njësitë përgjegjëse institucionale.

Më tej, ministria siguron qytetarët se veprimet e marra gjatë procesit të zhvillimit të master-planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” i përshtaten ligjit në fuqi dhe procedurave të rregullta administrative për menaxhimin e një konkursi ndërkombëtar të projektimit.

Në pjesën e fundit të reagimit, ministria sqaron se ka qenë e qartë dhe transparente gjatë gjithë kohës dhe ka mbajtur publikun të informuar për çdo hap në procesin e zhvillimit të master-planit.

Ministria ka vënë në dukje përpjekjet e bëra deri më tani për të parandaluar çdo dëmtim të mundshëm të strukturave brenda kompleksit dhe ka vlerësuar nevojën për veprime të shpejta dhe të matura nga të gjithë aktorët e përfshirë për të siguruar një rezultat të suksesshëm dhe të qëndrueshëm për këtë vend të rëndësishëm historik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori