LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ministria e Shëndetësisë: Maskat që po prodhohen në fabrika tekstili nuk garantojnë cilësi si pajisje medicinale

Reagon Ministria e Shëndetësisë: Maskat që po prodhohen në fabrika tekstili nuk garantojnë cilësi si pajisje medicinale

Ministria e Shëndestësisë ka reaguar në lidhje me prodhimin e maskave të cilat kanë filluar ta bëjnë në një fabrikë tekstili në Gjakovë e së fundmi edhe në Mitrovicë.

Ministria e Shëndestësisë përmes një komunikate ka sqaruar se këto pajisje nuk janë mecinale dhe si të tilla nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë së prodhimit si pajisje medicinale.

Në reagim thuhet se MSH-ja nuk kompetencë ndërmarrjen e ndonjë vendimi në lidhje me subjektin prodhues, duke sqaruar se kjo është më shumë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë.


“Ministria e Shëndetësisë, ndërlidhur me fillimin  e prodhimit të maskave nga një biznes prodhues në komunën e Gjakovës, deklaron se produktet e tilla nuk janë pajisje medicinale (medical devices), prandaj edhe nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë e të prodhimit si pajisje medicinale. MSh deklaron se nuk është në kompetencë të saj dhe as të njësive të saj vartëse ndërmarrja e ndonjë veprimi në raport me këtë veprimtari të subjektit prodhues. Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj”, thuhet në komunikatë.

Minisistria ka theksuar se shpreson që kjo cështje të adresohet sa më parë në mënyrë adekuate në interesa të qytetarëve, duke mos cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor, të këtij subjekti afarist. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori