LAJMI I FUNDIT:

Reagon Gazmend Abrashi: Krejt çka u tha për mua në emisionin “11 thika” është e pavërtetë

Reagon Gazmend Abrashi: Krejt çka u tha për mua në emisionin “11 thika” është e pavërtetë

Nënkryetari i AAK-së njëherësh afaristi i njohur Gazmend Abrashi, ka reaguar lidhur me emisionin “11thika” të ZonaExpress, në të cilin u apostrofua emir i tij.

Ai thotë se “Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë”.

Reagimi i plotë:


Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë. Është për keqardhje se si dikush, nga një takim krejtësisht i rastësishëm dhe spontan, përfol emrin tim, duke fabrikuar të pa vërteta kinse unë kam qenë sekser për njërën apo palën tjetër, në ,,pazarllëqet’’ për Grandin!
Për hir të informimit të opinionit publik, deklaroj se as nuk kam qenë i përfshirë në këto ,,allishverishe’’, as nuk i kam kërkuar kujt para, e as nuk e kam ofruar vetën për ndërmjetësim.
Kjo e pa vërtetë është provuar të shitet edhe disa vjet më parë, por e kanë përgënjeshtruar disa herë vetë ata të cilëve dikush u paska kërkuar para dhe çuditërisht kjo temë rikthehet prapë.
Si një qytetar,afarist, politikan dhe tatim pagues i madh i shtetit të Kosovës, jam i zhgënjyer me etiketimin moral e politik, të një kaste njerëzish, që për të realizuar interesat e veta, nuk lanë njeri pa etiketuar!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori