LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe shefi i diplomacisë së Tunizisë: Takimi me Pacollin ishte i rastësishëm

Reagon edhe shefi i diplomacisë së Tunizisë: Takimi me Pacollin ishte i rastësishëm

Pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Marokut, Saadedine Othmani, i cili reagoi ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se kanë pasur një takim domethënës, ka reaguar edhe shefi i diplomacisë së Tunizisë, Khemaies Jhinaoui, i cili ka shkruar në Twitter se takimi me Pacollin ishte i rastësishëm.

“Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës në OKB ishte i rastësishëm, dhe nuk ka pasur kurrfarë substance, e as ndonjë lidhje me raportet në të ardhmen mes dy palëve”, ka shkruar shefi i diplomacisë së Tunizisë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, kishte postuar një fotografi me diplomatin tunizian, ku kishte shkruar se kanë biseduar për raportet dhe të ardhmen mes dy vendeve.

Reagon kryeministri i Marokut pas lajmit të Pacollit: Një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij
Lexo po ashtu Reagon kryeministri i Marokut pas lajmit të Pacollit: Një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij

E ditë më parë Ministri i Jashtëm i Marokut, pati shkruar në Twitter se nuk kanë biseduar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës për marrëdhëniet bilaterale dhe se Maroku nuk e njeh shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori