Site icon Telegrafi

Reagimi i Ramosit tek rasti i humbur nga Vinicius Junior ‘pushton’ rrjetet sociale

Kapitenit Sergio Ramos gati sa nuk i ra të fikët pasi braziliani Vinicius Junior humbi një rast ideal për Real Madridin ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi fitoi 3-1 në ndeshjen kthyese ndaj Atalantas apo në total 4-1 nga dy ndeshjet, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, epërsia dhe fitorja e Realit mund të ishte rritur dhe konfirmuar edhe më herët, nëse rastet do të konkretizoheshin.

Lexo po ashtu Vinicius ishte afër të shënonte golin më të bukur prej së është pjesë e Real Madridit: Si zakonisht dështoi në momentin e fundit

Ishte braziliani Vinicus Junior, i cili për pak sa nuk shënoi një nga golat më të mirë të sezonit gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Lajmi nuk është vetëm tek rasti i humbur, por edhe tek reagimi zemërthyer i kapitenit Ramos tek ky rast i humbur.

I riu nuk mund ta besonte se humbi rastin, Karim Benzema mbeti me duar në kokë, ndërsa Ramos i tronditur u ul në tokë.

Reagimi prej kapiteni dhe fituesi të lindur i Ramosit ka bërë që mediat sociale të mbingarkohen me postime rreth kësaj. /Telegrafi/

https://twitter.com/Yeshwajoe/status/1371935254768930819

 

Exit mobile version