Kancelarja gjermane Angela Merkel “e mori në konsideratë me respekt” njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May”.
Zëvendës/zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz tha në Berlin se Merkeli ka punuar gjithmonë me besim me May-n dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për sa kohë që May është në detyrë.
Ajo nuk donte të jepte një vlerësim, se si do të ndikojë ky hap për largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE. Qeveria federale mban një marrëdhënie të ngushtë me Britaninë e Madhe. Fietz tha vetëm”Kjo do të vazhdojë të jetë kështu.
Brukseli: Nuk ka ndryshime në pozicionin e BE
May kishte njoftuar pak më parë (24.05) në Londër se do të heqë dorë më 7 qershor nga posti i saj si kryetare e Partisë Konservatore . Në këtë mënyrë, janë të numëruara edhe ditët e saj si kryeministre.
Kreut të partisë britanike në pushtet tradicionalisht i rezervohet edhe postii i kryeministrit. May ka dështuar në parlament tri herë me marrëveshjen e daljes nga BE, marrëveshje të cilën ajo e ka negociuar me Brukselin. Për këtë arsye, ajo pati rënë dakord me krerët e shteteve dhe qeverive të tjera të BE për një shtyrje të Brexitit deri në 31 tetor, pasi, fillimisht dalja planifikohej për në mars, transmeton DW.
Një zëdhënëse e Komisionit të BE tha në Bruksel se presidenti Jean-Claude Juncker do të punojë me pasardhësin e Mayit po me aq respekt sa me Mayn.
Pozicioni i Bashkimit Evropian ndaj Brexitit nuk do të ndryshojë, u tha. As qeveria e Irlandës nuk pret që BE të ofrojë një marrëveshje të re apo edhe më të mirë për Brexitin për një kryeministër të ri britanik. Nga perspektiva e BE, durimi për Brexitin ka arritur fundin, tha ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney.
Ai mendon se një Brexit pa marrëveshje tani ka më shumë gjasa se kurrë. Por kjo ende mund të shmanget, thotë Coveney.
Një përfaqësues i presidentit francez Emmanuel Macron nuk pranoi të deklarohej për pasojat e mundshme të dorëheqjes së planifikuar të kryeministres britanike. Megjithatë rëndësi thelbësore ka që institucionet e BE të punonin, tha ai. BE ka nevojë për një sqarim të shpejtë të hapave të ardhshëm në Britani. Për të spekuluar mbi pasojat e vendimit të Mayt, sipas tij është shumë herët.
Udhëheqësi i Laburistëve bën thirrje përsëri për zgjedhje të reja
Udhëheqësi i opozitës britanike Jeremy Corbyn edhe një herë bëri thirrje për zgjedhje të reja. As May as Partia Konservatore e tyre e përçarë nuk janë në gjendje të qeverisin vendin, tha laburisti. Vendimi i Mayt për të dhënë dorëheqjen ishte i drejtë, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Trump e konfirmon se SHBA është në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, lidhur me programin bërthamor

Warren Buffett i vetmi në mesin e njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump - përkundrazi, ai përfitoi

Anulohet konferenca për shtyp mes Trump dhe Netanyahu në Uashington

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat