Reagimi i Januzajt pas golit vendimtar ndaj Atletico Madridit
257:"MADRID, SPAIN - JULY 19: Renan Lodi of Atletico congratulates Adnan Januzaj of Real Sociedad after the Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Sociedad at Wanda Metropolitano on July 19, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Sociedadi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në xhiron e fundit të edicionit 2019/2020 në kampionatin spanjoll.
Skuadra nga La Liga përfundoi në vend të gjashtë në tabelë pas barazimit (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Atletico Madridi.
Los Rojiblancos kishin shënuar të parët përmes Kokes në sfidën e zhvilluar në stadiumin Wanda Metropolitano.
Ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, anësori shqiptar, Adnan Januzaj, e realizoi golin vendimtar nga gjuajtja e lirë duke nxjerrë një pikë të artë.
Adnan Januzaj i shënon Atleticos nga gjuajtja e lirë dhe e dërgon Real Sociedadin në Ligën e Evropës
Dhe padyshim se 25-vjeçari i është gëzuar këtij suksesi, ashtu që ka reaguar në rrjetet sociale duke i publikuar fotografitë nga festa të shoqëruara me një “Pooo...”, me ngjyrat e klubit dhe një zemër. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























