Reagimi i Keith Urban në radio ndaj pyetjes për skenat intime të Nicole Kidman, para ndarjes së tyre pas 19 vitesh martesë

Keith Urban shpërtheu gjatë një interviste radiofonike në Australi pasi u pyet për skenat e dashurisë të Nicole Kidman në filmin e saj me Zac Efron.
Reagimi i tij erdhi pak muaj para se të konfirmohej ndarja e çiftit pas 19 vitesh martese.
Çifti, me dy vajza, Sunday, 17 vjeçe, dhe Faith, 14 vjeçe, ka kaluar kohë larg njëri-tjetrit për shkak të axhendave të ngjeshura të xhirimeve dhe turneve, shkruan DailyMail.

Urban ishte duke promovuar shfaqjet e tij në Mix102.3 Adelaide kur prezantuesi e pyeti për rolin intim të Kidman me Efron. Urban ndërpreu papritur intervistën dhe doli nga Zoom.
Sipas burimeve, ai nuk donte të fliste për jetën private të gruas së tij. Momenti u bë publik si shenjë e tensionit që kishte ekzistuar në martesën e tyre, edhe pse gjatë viteve ata kanë pasur shfaqje të përbashkëta të dashurisë dhe përkujdesjeje për familjen.

Çifti është parë për herë të fundit publikisht në qershor në një ndeshje të Kupës së Botës, ndërsa tani Urban jeton në Nashville dhe është larguar nga shtëpia e familjes.
Ndërkohë, Kidman dhe vajzat mbeten në Nashville, ndërsa ajo vazhdon projekte filmike. /Telegrafi/































































