Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, ''Anima Mundi'' ka raguar në lidhje me lajmet për kafshimin e gjashtë personave nga një qen që fillimisht u mendua se ishte endacak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, qeni që ka kafshuar dy gratë dhe katër fëmijët tjerë ka pronarin e tij i cili e ka liruar qenin që të shëtitet lirshëm nëpër rrugë.


Ndërkaq ne rrjetin social Facebook, një nënë ka publikuar fotografi të vajzës së saj, ku shihen qartë lëndimet e marra nga kafshimi i qenit. Ajo sqaron se fëmija i saj është shpëtuar nga një zonjë e cila ka arritur që ta largojë qenin.

Njiherit zonja që ka publikuar fotot shprehet se dëshiron që të paditë bashkinë e Shkupit dhe shoqatën ''Anima Mundi''./Telegrafi/