Derisa vizita e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Beograd është komentuar në mënyra të ndryshme, në Mitrovicë, pjesa veriore ishte e mbuluar me flamuj serbë dhe mesazhe se Rusia është aleati kryesor i Serbisë.
Gjatë së enjtes në Serbi ka qëndruar presidenti rus Vladimir Putin. Derisa Putini po qëndronte në Beograd, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.
Qytetarët serbë të kësaj ane, mendojnë se vizita e aleatit kryesor të Serbisë, nuk është krejt pa qëllim.
“Unë mendoj se presidenti Putin kur po e viziton Serbinë pikërisht në këtë situatë që nuk është e lehtë për shtetin serb, është një përkrahje dhe mendoj që së bashku do të punojnë të dalin nga kjo situatë jo e lehtë për Serbinë”, tha për RTV Dukagjinin, banori i Mitrovicës, Andjelkoviq Dushan.
Ndërsa Zajim Islamoviç, banor nga Mitrovica veriore e që jeton ne Holandë, i beson liderit rus, dhe krejt këtë përgatitje për të e sheh të arsyeshme .
Tjetër pamje ka pasur pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës ku banojnë shqiptarët. Edhe banorët mendojnë ndryshe nga veriorët për vizitën e burrështetasit rus.
Sipas tyre serbët më mirë e kanë më Prishtinën se sa me Beogradin e Kremlinin.
“Po të kishin dije, të mos e dëgjonin Beogradin por Prishtinën, ata (serbët) kishin jetuar sikur ‘begët’. Ne gjithmonë i kemi mbajtur ata, i kemi përkundë. Edhe tani ne do t’i përkundnim, por ata zgjodhën Beogradin, tani kjo është punë e kryer”, deklaroi banori Bilall Tahiri.
Sipas burimeve, fotografitë me mbishkrime dhe flamujt, janë vendosur të mërkurën gjatë natës, nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Megjithatë, frymë tjetër ka ekzistuar në Beograd e në disa qytete të Vojvodinës ku janë vendosur disa pllakate me mbishkrimet në gjuhën angleze: “Putin, shko në shtëpi”.
Shumë organizata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Vladimir Putinit.
Sipas tyre, vizita e Putinit do të rrënojë edhe më tepër shtetin e Serbisë, pasi kjo vizitë e Putinit nënkupton braktisje të rrugës së integrimit Euro-Atlantik të Serbisë.
Këto organizata i kanë kujtuar Putinit se në Rusi që nga viti 1992 deri në vitin 2019 janë vrarë 58 gazetarë, gjë që jep një alarm për perspektivën e medias në Serbi nëse e ndjek modelin e Rusisë së Putinit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale