LAJMI I FUNDIT:

RDK: Të zbardhet rasti i ngjarjeve të Kumanovës

Rilindja Demokratike Kombëtare ka reaguar në lidhjen me ”Lagjen e Trimave” duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve të 9 dhe 10 majin, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Dita e 9 majit është dita kur e tërrë bota perëndimore feston ditën e Evropës, ditën e Unionit Evropian, dhe dita kur i jepet fund ideologjisë fashiste që pothuajse e kishte kapluar kontinentin më të vjetër në tërrësi. Edhe pse kjo ditë në të kaluarën është festuar si një ditë fitoreje dhe unitetit edhe në Maqedoni, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vitin e kaluar, por edhe për shumë vite që do të pasojnë në çdo 9 maj të vitit. Në momentin kur të gjith ne po përgaditenim për të festuar këtë datë, në orët e mëngjesit të 9 majit të vitit 2015 ndodhën ngjarjet e Kumanovës që do të ngelin në memorien e gjith shqiptarëve për një periudhë të gjatë kohore.

Duke qenë të vetëdijshëm se ngjarjet e Kumanovës patën potencial të nxisin një konflikt të ri ndëretnik në vend, duhet patjetër e vërteta e këtij konflikti të zbardhet deri në fund. Për hirë të të vrarëve, të së vërtetës, si dhe gjith aktorëve direkt dhe indirekt që akuzohen me të drejtë ose pa të drejtë, Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që sa më shpejt që është e mundëshme të zbardhet e vërteta për ngjarjet e Kumanovës. E vërteta patjetër duhet të del në shesh me të vetmin qëllim që aktorët e vërtetë të involvuar të japin llogari para drejtësisë, me qëllim që kurrë mos të na përsëriten raste të kësaj natyre. Në të kundërtën, për vendin dhe për shqiptarët në përgjithësi 9 maji asnjëherë nuk do të mund të trajtohet si datë e fitores dhe unitetit evropian. Vetëm e vërteta dhe drejtësia sado pak do të mund të ndryshojë domethënien e 9 majit, për Maqedoninë dhe për shqiptarët në përgjithësi.”(sic) thuhet në deklaratën e RDK-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori