LAJMI I FUNDIT:

RDK: Gjykata kushtetuese të deklarohet rreth PSP-së para shpërbërrjes së parlamentit

RDK: Gjykata kushtetuese të deklarohet rreth PSP-së para shpërbërrjes së parlamentit

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, tregon se vazhdimisht ka mbajtur qëndrim konsistent rreth Prokurorisë Speciale dhe se ky institucion është shtylla kryesore e fillimit të rikthimit të sundimit të ligjit dhe fuqizimit të insitucioneve të vendit.

‘Në drejtim të kësaj, të gjith duhet të jemi vigjilent ndaj lojërave të ulëta që bëhen nga forca të ndryshme destruktive për të shpërbë tërrësisht këtë institucion të rëndësishëm, me qëllim që të shkaktohet krizë edhe më e thellë politike. Taktizimet e Gjykatës Kushtetuese për t’u prononcu rreth krijimit të Prokurorisë Speciale janë mjaft destruktive, dhe partitë politike duhet me çdo kusht të insistojnë që kjo gjykatë të prononcohet sa më shpejt që është e mundëshme, me qëllim që mos të lejohen lojëra me pasoja të rënda për vendin.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet rreth Prokurorisë Speciale para shpërbërrjes së Parlamentit që është paraparë më 12 tetor, sepse në të kundërtën nuk do të ketë organ tjetër që do të mund të respektoj Marrëveshjen e Përzhinës për krijimin e sërrishëm të Prokurorisë Speciale mbrenda 5 ditëve. Një vendim i tillë jo vetëm që do të anulojë zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor, por do të shkaktojë rrëmujë me pasoja të rënda për vendin në përgjithësi. Zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor të këtij viti duhet detyrimisht të kushtëzohen me punën dhe fuqizimin e Prokurorisë Speciale, dhe çdo tentativë për të abroguar Ligjin e Prokurorisë Speciale nga ana e Gjykatës Kushtetuese me automatizëm do të vë në dyshim mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor të këtij viti. Kriza politike nuk zgjidhet me lojëra të kësaj natyre dhe çdo tentativë e këtij lloji do të ketë kosto të lartë për vendin dhe popullatën në përgjithësi’, thuhet nga Shërbimi për Informim i RDK-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori