Për të katërtin vit radhazi, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka hapur nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor 2024. Gjashtë gra sipërmarrëse të tjera nga Ballkani Perëndimor do të nderohen për suksesin e tyre në biznes.
“Individë, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, organizata dhe palë të tjera të interesuara janë të ftuar të nominojnë gra të shquara sipërmarrëse në një ose më shumë nga gjashtë kategoritë e mëposhtme: Sipërmarrëse e Gjelbër, Sipërmarrëse Artistike, Sipërmarrëse në ICT, Sipërmarrëse e Re, Sipërmarrëse në Turizëm, Ylli Social (Sipërmarrëse).
Nominimet do të jenë të hapura deri më 21 shkurt 2025. Pas një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje nga anëtarët e jurisë, fitueset do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë përfundimtare”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se për t’u kualifikuar, të nominuarat duhet të jenë shtetase të një prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe të kenë një biznes të regjistruar deri më 31 janar 2024.
“Formulari i nominimit, së bashku me informacione të detajuara mbi kërkesat, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes, mund të gjenden KËTU.
Gratë sipërmarrëse fituese do të bëhen pjesë e Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje dhe do të kenë mundësi për promovim, pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme rajonale dhe mentorim sipas kërkesës përmes një platforme të dedikuar për mentorim dixhital”, thuhet në njoftim.
Iniciativa Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor u lançua në vitin 2022 për të promovuar gratë që kanë themeluar dhe zhvilluar me sukses bizneset e tyre, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të qëndrueshme në rajon.
Në tre edicionet e mëparshme, 18 gra të jashtëzakonshme sipërmarrëse kanë fituar këtë titull prestigjioz. Për më tepër, vitin e kaluar, gjashtë gra të jashtëzakonshme u nderuan me një çmim të veçantë nga juria për kontributet e tyre unike.
Ky vlerësim organizohet si pjesë e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025–2028 dhe Agjendës së RCC-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
Për më shumë informacion mbi fitueset e mëparshme, vizitoni Këshilli për Bashkëpunim Rajonal-Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë