Dy skuadrat për momentin më të mira në Ligën e Parë, RC Cola Drita dhe AS Prishtina do të përballen në finalen e Kupës të Ligës së Parë.

Ky takim zhvillohet nga ora 13:00 në Suharekë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës.


Gjilanasit në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Istogut, kurse AS Prishtina në një përballje dramatike mundi Marigona Hill Prishtinën.

Këto dy skuadra edhe në Ligën e Parë kanë nga nëntë fitore dhe një humbje (ndaj njëra-tjetrës), andaj do të jetë një përballje shumë interesante mes skuadrave më të mira të Ligës së Parë.

Këtë trofe edicionin e kaluar e kishte fituar Vëllaznimi, që tani garon në Superligë.

telegrafi sport app