RB Leipzig ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Tottenhamit, me rezultat 3-0, duke kaluar në çerekfinale.

Gjermanët kanë treguar se janë më lartë se anglezët në këtë takim, kjo edhe fal mungesave të mëdha që i kishte Jose Mourinho.


Ndeshja nisi shumë mirë për Tottenhamin që arriti të shënojë që në minutën e 10-të.

ESxsXcCWkAAfVZM

Austriaku Marcel Sabitzer shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës për të kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0.

Kur pritej reagimi i Tottenham erdhi ndëshkimi i radhës nga i njëjti lojtar.

Një harkim nga e majta që erdhi në zonë gjeti kokën e Sabitzer që shënoi për 2-0.

1583871443371 lc galleryImage LEIPZIG GERMANY MARCH 10  e1583873305516

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Tottenham u mundua që të reagojë, por nuk ia arriti, ndërsa rastet më të mira i kishin përsëri gjermanët.

1583871451563 lc galleryImage Editorial Use Only Mandat

Emil Forsberg shënoi në fundin e ndeshjes për 3-0.

Me fitore 4-0 me rezultat të përgjithshëm, RB Leipzig kalon në çerekfinale. /Telegrafi/

telegrafi sport app