LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Tanku”, refuzohet kërkesa e Jankulloskës për ndryshimin e gjykatëses

Rasti “Tanku”, refuzohet kërkesa e Jankulloskës për ndryshimin e gjykatëses

Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev, e refuzoi si të pabazë kërkesën për përjashtim të gjykatëses Dobrilla Kacarska, që në seancën e sotme për lëndën “Tanku” e parashtruan avokatët e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Kacarska, palëve u dorëzoi ekzemplar të vendimit, pas çka gjykimi vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Zoran Markovski, i punësuar në “Mak Auto Star” në vitin 2012, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjet e prokurorit, Markovski tha se ka qenë udhëheqës i “Mak Auto Star”, por nuk ka qenë i kyçur në procesin për përgatitjen e ofertës dhe pjesëmarrjes në tender, ndërkaq vetëm është nënshkruar në kontratë.


Ai shtoi se nuk ka pasur kontakte me persona nga MPB-ja për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”. Tha edhe se derisa ka qenë drejtues i Mak Auto Star, kanë shitur edhe automjete të tjera të blinduara.

Për seancën e sotme është paraparë të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria. Gjykatësja Kacarska në fillim të gjykimit për këtë rast caktoi 23 seanca për më pak se 40 ditë pune.

Në seancat paraprake u dëgjuan gjithsej shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, të cilët në njëfarë mënyre ishin të kyçur në furnizimin publik të automjetit të blinduar “Mercedes Gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012./Telegrafi/

Foto: AIM

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori