LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”, Aziri: Todorovski më ka detyruar të nënshkruajë deklaratë për vrasje

Rasti “Monstra”, Aziri: Todorovski më ka detyruar të nënshkruajë deklaratë për vrasje

I akuzuari në rastin “Monstra” Haki Aziri në seancën e sotme tha se ai kurrë nuk kishte thënë që ishte torturuar nga ish-shefi i Byrosë së Sigurisë Publike, Ljupco Todorovski, i njohur si Radniki, por se ai i kishte dhënë të nënshkruajë një deklaratë duke pranuar se ai kishte kryer vrasje dhe se ai duheshe të thotë të njëjtën gjë në gjykatë.

Aziri në maj 2018 në gjykatë tha se ishte arrestuar brutalisht, rrahur, frikësuar dhe dërguar në MPB me qëllim që, siç tha ai, të rrëfejë se ka ndihmuar në terrorizëm.

Ai u takua me Todorovskin në sallën e gjyqit për herë të parë pas një viti, ndërsa në pyetjen e prokurores Fatime Fetai ai u përgjigj se bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili iu kishte treguar në fotografi vitin e kaluar nga ana e saj.


“Ai është njeriu nga fotografia, por nuk kam thënë se më ka keqtrajtuar”, tha Aziri.

Pas seancës Aziri për mediat përsëri deklaroi se qëndron në deklaratën e dhënë, se “Rdniki” e ka detyruar të nënshkruaj deklaratën për pranimin e vrasjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori