LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Llaskarca” kthehet në gjykatë

Rasti “Llaskarca” kthehet në gjykatë

Pas disa ditësh pushim për sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë për lëndën gjyqësore “Llaskarca”. Nga gjykata dhe Prokuroria konfirmuan se nuk ka paralajmërime se kjo seancë do të anulohet. Gjykimi për këtë lëndë është në fazën e prezantimit të dëshmive materiale.

Gjykimin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurori, Darko Jakimovski.

Në lëndë të akuzuar janë gjashtë persona në krye me drejtuesin e kompanisë “Durmo turs”, i akuzuari Durmish Beluli. Sipas Prokurorisë së Shkupit, të akuzuarit ngarkohen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.


Në aksidentin e madh rrugor që ndodhi në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit, jetën e humbën 16 persona ndërsa mbi 30 u lënduan./Telegrafi/