Ndonëse publikisht ishte paralajmëruar një sulm i mundshëm nga një grup i armatosur nga jashtë, policia dhe shërbimet vendase nuk kishin ndërmarrë asgjë për parandalimin e një kërcënimi të tillë, që sipas vlerësimet të ndryshme kishte për qëllimin shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga afera e përgjimeve që kishte tronditur vendin, njofton Alsat-M.
Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro, por pa potencuar emra nga kush dhe për kë.
“Dikush në shtetin tonë ka përgatitur një plan monstruoz për të nxitur përleshje ndëretnike në Maqedoni. Të gjithë e dini se para një muaji kishte kumtesë të UÇK-së të cilët përsëri u kërcënuan. Kam informacione se i janë dhënë 2 milion euro disa shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK -në, janë kriminel të cilët sot gjenden në rajonin e Likovës”, pati deklaruar ish gjenerali Stojançe Angellov në prill të 2015-tës.
Në vazhdën e seancave gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, të akuzuarit në dëshmitë e tyre përmendën disa emra të pjesëtarëve të policisë sekrete të Maqedonisë. Sipas tyre, qasja e agjentëve ka qenë jashtë kompetencave dhe se kanë luajtur rol konstruktiv në realizimin e skenarit. Lidhur me këtë, juristi dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Zvonko Davidoviq pohon se për rastin e Kumanovës, shërbimet në vend duhet të japin përgjegjësi apo iniciohen hetime të reja lidhur me rolin e shërbimeve të sigurisë për këtë rast.
Edhe avokatët mbrojtës konfirmojnë informacionet se në mesin e logjistikës për realizimin e skenarit Kumanova, ka të përfshirë policë dhe agjentë. Avokatja Artene Ademi konsideron se disa policë para dhe pas aktit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Prokuroria Publike nuk shpjegon nëse posedon informacione për përfshirje të mundshme të policëve në rastin e Kumanovës. Nga ky institucion hetues thonë se nuk do të komentojnë asgjë derisa rasti është në procedurë gjyqësore.
As nga ministria e Brendshme nuk shpjegojnë nëse Kontrolli i brendshëm i këtij dikasteri do të nis procedurë për të hetuar punën e agjentëve sekret të cilët kanë punuar në rastin e Kumanovës, që nga informacionet e para në terren dhe deri tek arrestimi i tashmë të akuzuarve.
Në seancat e deritanishme gjyqësore, të akuzuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur disa emra të agjentëve me të cilët kanë pasur me ta kontakt. Deri më tani në mesin e të akuzuarve për terrorizëm gjendet vetëm polici Arsim Bajrami nga fshati Vaksincë i Likovës i cili ende nuk ka dëshmuar para trupit gjykues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker