Rasti i Kumanovës, dëshmuan Sevdail Miftari dhe Fatmir Reçica (Video)
Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës ka vazhduar me dëgjimin e dëshmive të akuzuarve Sevdail Miftari dhe Fatmir Reçica. I akuzuari Sevdail Miftari tha para gjykatës se disa ditë pasi e kanë dërguar në paraburgim e kanë vizituar tre inspektor të policisë të cilët kanë kërkuar nga ai që të dëshmojë kundër të akuzuarve Arsim Bajrami, Irfan Lutfiut, Besnik Ajdinit dhe Fadil Fejzullahut në të kundërtën ai nuk do t’i shihte më familjarët e tij.
Ai kërkoi që dëshmia e tij të bëhet publike se çfarë në të vërtetë ka thënë për këta persona të cilët i vlerëson të pafajshëm. Miftari gjithashtu tha se, në Maqedoni është ftuar nga katër presona të Kosovës të cilët i kanë thënë se në Maqedoni do të shkonin për bashkimin kombëtar, njofton Alsat-M.
“Këtu kam ardhur për bashkim kombëtar dhe jo për marrëveshjen e Ohrit, për marrëveshjen e Ohrit nuk do vija asnjëherë. Kam qen i armatosur dhe kam gjuajtur me armë. Dua të shoh analizat e armës nëse kamë vrarë ose kam plagosur ndonjë person. Të akuzuarit Lirim Demiri dhe Kenan Iseini janë të pafajshëm. Ata i kemi marr në qafë dhe unë dua të marr dënimin e tyre. Në fshatin Hotël kanë ardhur inspektorë të policisë, kam biseduar me ta, por emrat nuk i di”, tha i akuzuari Sevdail Miftari.
“Unë jam i sigurt se nuk ka kërcënime në bazë të bisedës që e kem pasur më këtë klient, vërtet fillimisht përmendi disa emra por tash u tërhoq dhe unë se di arsyen pse u tërhoq”, deklaroi avokati Naser Raufi.
Por familjarët e të akuzuarit Valdet Zekaj thonë se të akuzuarit janë manipuluar dhe tradhtuar, duke kërkuar që ky rast të shqyrtohet nga gjykatat ndërkombëtare.
Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës do të vazhdoj me 19 prill, ndërsa nesër pritet të zhvillohet seanca kundër të akuzuarit tjetër për këtë rast Sulejman Osmanit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian