Kosova ishte trazuar nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës dyshohet se përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk.
Në aktakuzë theksohej se më 9 tetor të vitit 2020, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata e Prishtinës më 07.12.2022, kishte shpallur fajtorë Labinot Grudën dhe Kadri Shalën, të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.Gjykata e dënoi Labinot Grudën me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 11 viteve dhe dënim me gjobë në vlerën 8500 euro.Po ashtu i shqiptoi dënimin plotësues me të cilin ia ndalon ushtrimin e punëve në funksion publik.Ndërsa, të pandehurin Kadri Shala gjykata e dënoi me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 viteve dhe dënim me gjobë në vlerë 33 mijë euro.
Gjykata në shpallje të vendimit njoftoi se e tërë pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme është konfiskuar.Kujtojmë se Labinot Gruda pati pranuar fajësinë për veprën që Prokuroria ia vë në barrë, mirëpo gjykata e kishte refuzuar pranimin e fajësisë.
Ndërsa, Kadri Shala kishte negociuar me Prokurorinë për marrëveshje për pranimin e fajësisë mirëpo nuk patën arritur një të tillë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve Labionot Gruda dhe Kadri Shala.
Sipas prokurorisë, i pandehuri Labinot Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ si dhe “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëkryerje me të pandehurin Kadri Shalën.
Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet Kadri Shala është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’ nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njoftoi se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.
Lidhur me këtë, Prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.
Po ashtu nga ana e të pandehurve sipas prokurorisë do të bëhej kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar Buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.
Ministrja e Financave atë kohë, Hykmete Bajrami, gjatë një raportimi para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ishte shprehur se transferimi i mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private ishte realizuar përmes një krimi kibernetik.
“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passwordet (fjalëkalimet)”, kishte deklaruar Bajrami.
Si u transferuan paratë?
Struktura e transferimit të mjeteve financiare të buxhetit të Kosovës është e shpërndarë në disa zyrtarë, me hallka të shumta të kontrollit, kurse ka zyrtarë që kanë kompetenca më specifike. Përgjegjësitë dhe menaxhimi i mjeteve financiare, në faqen zyrtare të Ministrisë se Financave, në kuadër të se cilës funksionon Thesari i Kosovës, janë të publikuara në Procedurat për Menaxhimin e qasjes së përdorueseve në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës, i quajtur me shkurtesën SIMFK.
Në këtë sistem, përveç punonjësve të Thesarit, të drejtë të qasjes kanë edhe punonjës të organizatave buxhetore, që caktohet nga organizatat përkatëse, por vetëm pasi të kaluar procesin e trajnimit dhe certifikimin për modulin përkatës.
Nën organizata buxhetore hyjnë ministritë dhe agjencitë e ndryshme të shtetit. Përdoruesit e sistemit vazhdimisht monitorohen.
Përdoruesi i këtij sistemi në momentin që pranon kërkesën e aprovuar nga Thesari për qasje në SIMFK, e bën regjistrimin, i caktohet ID e përdoruesit, fjalëkalimi, klasa funksionale dhe grupi i sigurisë.
Numri identifikues dhe fjalëkalimi i jepet vetëm shfrytëzuesit. Klasat funksionale, e që janë 33 të tilla, përcaktojnë qasjen në funksione të caktuara për përdoruesit, sipas përgjegjësive që ka. Nga këto klasa, qasje në të gjitha funksionet dhe modulet e sistemit mund të ketë vetëm udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim dhe kontroll të brendshëm dhe analistë funksionalë, si dhe ndonjë zyrtar alternativ me autorizim të zëvendësdrejtorit të operimeve.
Në klasat e tjera, kanë të drejtë të kenë qasje vetëm zyrtarët e organizatave buxhetore, zyrtarë të regjistrimit të pasurive, zyrtarët zotues për kërkesa për blerje etj.
Por, të gjithë këta persona zyrtarë kanë kode dhe fjalëkalime të ndryshme për të realizuar transfertat. Kurse në Divizionin e pagesave në Thesar, të drejtë kanë vetëm punëtorët e Thesarit. Çdo regjistrim i transfertave në fund të ditës duhet të verifikohet, ku personi që ka përgjegjësi për të realizuar transferte, vazhdimisht duhet të jetë i monitoruar, i kontrolluar nga zyrtarët e tjerë.
Në bazë të proçedurave, çdo regjistrim i transfertave në fund të ditës duhet të verifikohen, kryesisht shumat e mëdha të mjeteve. Nevojitet edhe të kontaktohen organizatat buxhetore dhe të pyeten se a kanë realizuar vlerën e caktuar të pagesës.
Monitorimin e transferave të mjeteve e realizon një tjetër Departament, që kompleton dosjen e pagesave të të gjitha organizatave buxhetore.
Monitorimi i përdorueseve të SIMFK-së
Në rastin kur Njësia e Monitorimit konstaton se përdoruesi bën gabime sistematike gjatë regjistrimit të transaksioneve në SIMFK, Thesari ndërmerr masa duke filluar me vërejtje, pezullim i përkohshëm i qasjes, deri tek marrja e çertifikatës për SIMFK të lëshuar nga Thesari.
Në këto raste, për rimarrjen e qasjes, do të iniciohet proçedura nga fillimi si edhe për përdoruesit e rinj, ku nëse organizata buxhetore ende konsideron se ai zyrtar financiar mund ta kryejë atë rol./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës