LAJMI I FUNDIT:

Rastet e dyshimta në ndeshjet Llapi-Gjilani dhe Drita-Prishtina, flet ish-gjyqtari i njohur

Rastet e dyshimta në ndeshjet Llapi-Gjilani dhe Drita-Prishtina, flet ish-gjyqtari i njohur

Ish gjyqtari i njohur, Hajriz Hajdari, ka folur për momentet diskutabile në ndeshjet, Llapi-Gjilani dhe Drita-Prishtina.

Hajdari e ka shpjeguar fillimisht në mënyrë të detajuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini rastin e penalltisë në përballjen mes Llapit dhe Gjilanit, e zhvilluar të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e gjyqtarit kryesor, Gramos Shala.

“Këto raste nuk duhet të cilësohen si penallti. Ky ka qenë një vendim i gabuar i gjyqtarit. Gjyqtari gjatë lojës nuk e ka parë këtë penallti fare e ka referuar me reagim të ekipit vendas. Kur ka shkuar te VAR-i është dashur ta ndryshojë vendimin. Rregullorja nuk e lejon të jepen këso penalltie”, ka thënë Hajdari.


Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 2-1 dhe goli nga kjo penallti doli të jetë vendimtar.

Hajdari është ndalu edhe në rastin kur Prishtina kishte kërkuar penallti ndaj Dritës, që nuk është akorduar, e ku sipas tij gjyqtari në VAR, Valon Bajgora, është dashur të thërras gjyqtarin kryesor, Erdall Zasella, në rastin e dyshimtë për penallti.

Hajdari ka thënë se prekje me dorë në zonë e Albin Prapashticës ka qenë penallti e pastër.

“Në bazë të kësaj videos, dora është e hapur, nuk është dora duke tentuar të largohet nga topi, por dora është duke e kërkuar topin. Në këtë rast është dashur të jepet penallti. Kemi të bëjmë me një penallti të pastër. Valon Bajgora është dashur ta thërras kur e ka parë që gjyqtari nuk e ka dhënë penallti. Nëse do ta kishte parë aksionin gjyqtari kryesor ndoshta e kishte gjykuar vet penallti,” ka thënë Hajdari.

Drita e fitoi takimin me rezultat 1-0 dhe në këtë moment rezultati ishte 0-0./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori