LAJMI I FUNDIT:

Rastet me COVID-19 në Kosovë – 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Rastet me COVID-19 në Kosovë – 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7,137 nga 34,316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 3,874 raste.


Kurse numri i rasteve aktive është 3,086.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinës me 81 raste, Komuna e Pejës me 23 raste, Komuna e Ferizajt me 13 raste, Komuna e Podujevës me 12 raste, Komuna e Fushë Kosovës me 10 raste, Komuna e Lipjanit me 9 raste, Komuna e Drenasit me 7 raste, Komuna e Gjakovës me 7 raste, Komuna e Istogut me 6 raste, Komuna e Gjilanit me 6 raste, Komuna e Deçanit me 6 raste, Komuna e Vitisë me 5 raste, Komuna e Vushtrrisë me 4 raste, Komuna e Kamenicë me 4 raste, Komuna e Suharekës me 4 raste, Komuna e Klinës me 4 raste, Komuna e Malishevës me 4 raste, Komuna e Obiliqit me 4 raste, Komuna e Shtimes me 3 raste, Komuna e Skenderajt me 3 raste, Komuna e Prizrenit me 2 raste, Komuna e Rahovecit me 2 raste dhe Komuna e Mitrovicës me 1 rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori