LAJMI I FUNDIT:

Rastësi apo e qëllimshme? (Foto)

Rastësi apo e qëllimshme? (Foto)

Nuk ka asgjë më të rëndë sesa kur shkoni në një event dhe shihni dikë që ka veshur rrobat e njëjta sikur ju – por këta njerëz në imazhet e publikuara më poshtë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Fotogaleria e përpiluar nga Bored Panda, shfaq persona të panjohur që janë fotografuar me rroba të njëjta në vende të ndryshme publike, transmeton Telegrafi.

Shumë prej atyre që i kanë parë kanë ngritur çështjen nëse ishte rastësi apo e qëllimshme, pasi që rrallë na ndodh që personin që e shohim në rrugë të jetë veshur identik sikur ne.


Megjithatë, imazhet janë shumë interesante dhe njëherit qesharake, për faktin se si fotografët kanë arritur t’i shkrepin në vendin dhe kohën e duhur. /Telegrafi/