LAJMI I FUNDIT:

Rast i rëndë dhune në Korçë, burri i thyen këmbën gruas dhe nuk e çon në spital

Rast i rëndë dhune në Korçë, burri i thyen këmbën gruas dhe nuk e çon në spital

Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se 55-vjeçarja D.M. është dhunuar nga bashkëshorti i saj, F.M., i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë, teksa është bërë publike vetëm ditën e sotme kur 55-vjeçarja ka shkuar të marrë mjekim në spital, raporton Telegrafi Shqipëri.

Bashkëshorti mësohet se e ka mbajtur në banesë me këmbën e thyer deri ditën e djeshme.


55-vjeçarja ka rrëfyer përballë mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetësore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra.

Ajo tregoi se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.

Denoncimi u bë në polici këtë të enjte nga ana 55-vjeçares, ndërsa bashkëshorti F.M. u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.

Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë me familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori