Kanë mbetur edhe katër ditë që partitë politike të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Listat me emrat e deputetëve nuk i kanë finalizuar as partitë serbe.
Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, tha për Telegrafin se ende ka kohë për të përfunduar listën.
“Ende është herët, kemi kohë deri të premten, sidoqoftë kemi bërë një listë përafërsisht, por do të presim edhe persona tjerë të cilët mund të jenë të interesuar”, ka thënë Rashiq për Telegrafin.
I pyetur se çfarë rezultate pret nga zgjedhjet e 6 tetorit, Rashiq pohoi se ende është herët të flitet për këtë.
“Është herët të flasim për rezultatet, prandaj duhet të presim, të punojmë në terën dhe duhet të presim ditën e zgjedhjeve”, potencoi ai.
Theksojmë se koalicioni mes dy partive serbe tashmë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Rashiq ditë më parë kishte thënë se koalicioni i arritur mes Partisë Demokratike Progresiste dhe Partisë së Re të Kosovës, është bërë me qëllimin e fuqizimit të pozitës së serbëve brenda institucioneve të Kosovës.
“Esenca fillestare e organizimit të tillë që e kemi bërë sonte është një fuqizim të skenës politike serbe, ku jemi absolutisht në favor të fuqizimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Ashtu siç kemi treguar dhe kemi dëshmuar deri më tani të gjithë ne që jemi këtu, por po ashtu ata që nuk janë këtu për momentin. Një sfidë kryesore dhe një synim kryesor do të jetë fuqizimi i serbëve në institucionet e Kosovës në formë ku serbët autentik të Kosovës do të marrin përgjegjësi dhe do të marrin fuqi që ta vendosim për jetën e vet brenda Kosovës dhe brenda institucioneve të Kosovës”, kishte thënë Rashiq pas arritjes së koalicionit me Partinë e Re të Kosovës.
Ndërkohë, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Andonovski: Maqedonia bëhet lider në shërbimet elektronike në Ballkanin Perëndimor

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri