Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri të Kosovës, thotë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit sulmet e fundit terroriste në veri po ndodhin nga individë të caktuar.
Rashiq akuzon Serbinë për presion ndaj komunitetit serb në Kosovë.
“Nuk shoh grupe siç thoni ju, por unë shoh individ. S’kam pa veprime të tyre siç thoni ju. Shoh veprime të individëve potencialisht kjo që po përmendi për Zveçan dhe kështu me radhë. Nëse mungon ose ka ekzekutuar një numër i policëve atje dhe ata kanë qenë të vendosura në kapacitetet që kanë pasur deri tani, unë nuk e shoh nevojë që të ndërtohen nënstacione të reja. Po ashtu kur KFOR-i është aty dhe është më i kyçur në mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Pra pse po duhen nënstacione të reja kur i kemi tërë këto kapacitete”, thekson ai.
Ai nuk e sheh si rrezik potencial përsëritjen e sulmit terrorist, sikurse rasti i vitit të kaluar në Banjska.
“Konsideroj se janë individët që kanë qenë të angazhuar në grupe apo banda që për momentin nuk operojnë. Unë nuk e shoh në atë aspekt që të bëhet e madhe që ekzistojnë banda që janë në ilegalitet dhe tash janë në heshtje dhe po dërgojnë mesazhe për me bërë një gjë të tillë. Situata është shumë më ndryshe tani. Ka më shumë siguri personale dhe kjo shihet në raportet e UNDP-së ku ndenja personale e sigurisë është rritur në veri…Edhe nëse ka janë individ që s’kanë ndonjë organizim siç thoni ju për banda”, shton Rashiq.
Megjithatë, ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që mos të veprojë me vrazhdësi në veprimet e tij për sundim të ligjit në veri.
Duke folur për vendimet për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit, ai thotë se ekzekutivi duhet të veprojë me më shumë informim për komunitetin serb dhe transparencë.
“Disa veprime kanë pasur mundësi që të dizajnohen pak më ndryshe apo me një periudhë adaptimi… Unë e di që Qeveria Kurti është këmbëngulëse në respektimin e ligjit dhe s’kam asgjë kundër. Por unë jam vetëm që të mundësohet një periudhë adaptimi. Një periudhë sensibilizuese dhe informuese, ku njerëzit të kenë kohë dhe jo të veprojë në mënyrë të vrazhdë. Pra të veprohet me informim dhe transparencë”, thekson Rashiq.
Krahas kësaj, Rashiq thotë se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.
Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai thotë Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.
Sipas tij, besimi i qytetarëve serb të Kosovës ka rënë për Listën Serbe, mirëpo thotë se të njëjtit po shantazhohen.
Rashiq, thekson se ish nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi, Milan Radoiçiq ka ende ndikim në këtë parti.
“Kur nisin presionet në veçanti prej këtij regjimi hibrid që është dhe ku shantazhohen njerëzit, prej bllokadës dhe mbajtjes në kufi, deri në asistencë sociale që mund të merrni. Ata njerëz kur dalin dhe bëjnë një presion të madh, ata nuk zgjedhin a pajtohem me ideologjinë time, por ai voton që ta shpëtojë veten dhe familjen për asistencën sociale. Ne po përpiqemi të fitojmë sa më shumë por i kuptoj edhe njerëzit që janë të frikësuar… Normale kjo shihet vet. S’ka ndonjë diskutim. Besoj që po, por s’kam ndonjë informatë të saktë. Veprimi ose operimi i Listës Serbe vazhdon ashtu siç ka qenë para Banjskës”, deklaron Rashiq.
Mes tjerash, ai flet edhe për rrahjen e ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Mitrovicë të Veriut.
“Sa i përket Rakiqit dihet se është një sekret publik që ai ka pasur një përleshje aty. Njeriu që e ka sulmuar Rakiqin ka qenë i mashtruar më herët nga ai. Kjo është reflektim i mashtrimeve, të cilat i ka bërë Lista Serbe dhe manifestohet në këto forma”, përfundon Rashiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria për protestat e LSM-së: Problemi i punëtorëve mund të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe me një qasje të vërtetë

Alibeaj denoncon Kuvendin e Shqipërisë në KQZ: Bën fushat për PS-në

Cakolli tha se takimet konsultative duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore – sqarohen nga LVV

Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

Emilija Rexhepi flet pas takimit me Kurtin: E mbështesim për kryeministër të qeverisë së re

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Mbajtja e takimeve konsultative në ndërtesën e Qeverisë, Cakolli: Takimet e tilla duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore

Bisedat në “Viber”, reagon Manaj: E ulët mënyra si doli komunikim i brendshëm për të goditur shtëpinë tonë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje