Rashiq: Partia me më së shumti vota të jetë bartëse e përgjegjësisë
Deputeti i zgjedhur nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq tha se partia me më së shumti vota apo ulëse në Kuvend duhet të jetë bartëse e përgjegjësisë qoftë në kuvend, apo në qeveri.
Ai beson se partia me më së shumti vota do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.
"E kam thënë edhe më herët nuk kam çka tjetër për të shtuar, kam thënë se kam biseduar me kryeministrin dy herë dhe sa i përket meje dhe partisë politike që e përfaqësoj ritheksoi se është një gjë më normale që partia politike shqiptare e cila me më së shumti vota ose më së shumti ulëse është normale që të jetë iniciues, bartëse e përgjegjësisë qoftë në parlament, qoftë në qeveri.
Çdo herë duhet të mendojmë për konstituimin e mazhorancës duhet të kemi në mend se një parti politike shqiptare ka 48 deputetë ose pothuajse gjysmën e deputetëve të shqiptar mazhoranca... Kësaj partie i duhen 61 deputetë për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit? Po baza është 48. E bënë? Po", ka thënë Rashiq, raporton KP.




























