LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë urrejtje mes serbëve

Rashiq: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë urrejtje mes serbëve

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, ka folur për sulmin që i është bërë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq nga zyrtarë të Listës Serbe, e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë, ndërsa i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq të ndalë akuzat ndaj kundërshtarëve të tij.

Sipas Rashiq, shkaku i incidentit të djeshëm është etiketimi me serbët ‘në të mirët dhe jo të mirët’.


“Fatkeqësisht, shkaku apo më mirë të them që pasoja e incidentit është ajo ndarja apo etiketimi, ndarja me serbët e mirë dhe të këqij. Ky tension që ekziston shumë shpesh dhe më së shpeshti vjen nga presidenti i Republikës së Serbisë, thjesht rezulton me atë që kemi një situatë total absurde në të cilën asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ndarje dhe urrejtje mes serbëve. Apeli nga këndi im i politikanit lokal, një lutje për presidentin e Republikës së Serbisë që të ndalojë para se gjithash në shprehjen për kundërshtarët e tij. Çdo konflikt apo mosmarrëveshje, që serbët në Kosovë po i fut në probleme të thella”, tha ai në një debat publik për dialogun me Serbinë, të mbajtur në Çagllavicë.

Ndryshe, Sllobodan Petroviq u sulmua dje në qendër të Prishtinës nga Milan Kostiq nga Lista Serbe, e afërt me presidentin serb Vuçiq, veprim ky që shkaktoi reagimin e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës, por edhe të vetë kryetarit të SLS. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori