Milot Rashica ka arritur të shënojë edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Heidenheim, në fitoren e Werder Bremen 4-1.  

Goli i tij është përfolur shumë, pasi ishte i bukur, ndërsa vushtrriasi e ka shpjeguar se ai provon shpesh goditje të tilla.


"Unë kam shënuar gola si ky edhe më parë, kjo është ajo për të cilën unë jam i aftë", ka thënë Milot Rashica.

2100029664 milot rashica werder bremen dfb pokal jubel heidenheim rekord 1bjpGUQa7

"Më pëlqen të gjuaj nga ai pozicion. Pashë hapësirën dhe pastaj gjuajta. Nëse nuk provoni, nuk mund të shënoni”, tha Rashica.

Këtë herë ai e kishte goditur topin me këmbën e tij të djathtë më të fortë, por ai mund ta bëjë këtë edhe me të majtën.

Rashica 4

Rashica kishte shënuar tetë gola në 16 ndeshje të Bundesligës për Werder Bremenin sezonin e shkuar, plus tre gola në tri ndeshje të kupës.

"Pas çdo ndeshje ndjehem më mirë. Ishte e vështirë të mbetesha jashtë kaq gjatë për shkak të dëmtimit, por po përmirësohem çdo javë. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/

telegrafi sport app