Milot Rashica ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në futbollin gjerman, derisa ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Bremenit.

Ylli kosovar ishte realizues i golit të parë për skuadrën e tij në barazimin 2-2 tek Bayer Leverkusen.


Golin tjetër për Bremenin e shënoi mesfushori holandez Davy Klassen që duket se di pak nga gjuha shqipe.

Ish-anëtari i Ajaxit dhe Evertonit e ka uruar Milotin për golin e shënuar në Insta Story, derisa ka përzier fjalinë në shqip dhe anglisht.

klaassen helpt werder aan punt tegen bosz goal locadia voor hoffenheim Davy Klassen dhe Milot Rashica

“Shoki scoring again” ka shkruar Klassen apo në gjuhen shqipe “Shoki shënon përsëri”.

Miloti ka një afërsi të madhe me holandezin Klassen dhe duket se ky i fundit i ka mësuar disa fjalë nga gjuha më e mirë në botë.

Si Rashica ashtu edhe Klassen janë dy lojtarët më të mirë të Bremenit që po shënojnë thuajse në çdo ndeshje.

Holandezi dhe kosovari kanë shënuar nga tre gola këtë edicion në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/

75572100 2483004045110805 4262827355644362752 n

telegrafi sport app