LAJMI I FUNDIT:

Raportuesi i OKB-së viziton Shqipërinë

Raportuesi i OKB-së viziton Shqipërinë

Politikat dhe praktikat e Shqipërisë për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e fesë ose besimit do të vlerësohen nga Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ahmed Shaheed, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë nga data 8-17 maj.

“Mezi pres ta vizitoj Shqipërinë për të mësuar për bashkëjetesën e feve dhe besimeve të ndryshme, si dhe për shembujt pozitivë të promovimit të tolerancës fetare në vend”, tha eksperti i pavarur i ngarkuar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për vlerësimin dhe raportimin e situatës së lirisë së fesë ose besimit në të gjitha vendet.

Mandati i Raportuesit të Posaçëm kërkon po ashtu që ai të identifikojë pengesat ekzistuese dhe të reja në gëzimin e së drejtës së lirisë së fesë ose besimit dhe të paraqesë rekomandime specifike për t’i kapërcyer ato.


“Do të jetë një mundësi e ardhur në kohë e duhur për mua për të rishikuar lirinë e fesë ose besimit në lidhje me çështjet e gjinisë, grave, fëmijëve dhe pakicave fetare apo besimit”, tha Shaheed, i cili viziton vendin me ftesë të qeverisë shqiptare.

Gjatë vizitës së tij, eksperti do të takohet edhe me zyrtarë të qeverisë, liderë dhe organizata fetare, OJQ, përfaqësues nga shoqëria civile dhe agjencitë e OKB-së në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

Konkluzionet e vizitës së tij raportuesi Shaheed do t’i ndajë në konferencën për shtyp, më 17 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori