Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Peter Beyer ka këruar nga Kosova përgjegjësi politike e sundim të ligjit.
Ai shtoi se mbështetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë është e fuqishme në këto kohë të vështira.
“Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e coronavirusit, ashtu sikurse shumë vende tjera nëpër botë. Respekt i veçantë shkon për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga kriza, si në aspektin shëndetësor ashtu dhe në atë ekonomik. Në këtë drejtim mirëpres shembujt e fundit të bashkërendimit pozitiv ndërkomunitar dhe ndërkufitar dhe solidaritetin e treguar midis profesionistëve mjekësorë dhe zyrtarëve, duke shkuar përtej përçarjeve politike dhe atyre etnike”, ka shtuar ai.
Beyer kujton se si Kosova gjithashtu ka gjetur veten në mes të një krize politike dhe kushtetuese, pasi që qeveria e zgjedhur humbi votat nga mocioni i mosbesimit në fund të marsit, derisa kriza e COVID-19 po zgjerohej.
Po ashtu theksohet se dekreti i presidentit ishte që të formohet një qeveri e re e koalicionit, pa zgjedhje të reja, por ky dekret u kundërshtua nga kryeministri duke dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese më 1 maj, e cila pezulloi dekretin deri më 29 maj.
“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, tha ndër tjera Beyer.
“I nxis të gjithë ata që janë përgjegjës politikisht në Kosovë dhe gjithashtu në gjyqësi, që të veprojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve të tyre dhe në përputhje të rreptë më Kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu besoj se të gjithë në Prishtinë mbështeten në sundimin e ligjit që siguron parim të proporcionalitetit lidhur me të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të përballur krizën aktuale pandemike dhe politike, gjithmonë me synimin që të sigurohet një përputhje me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që janë pjesë e sistemit të brendshëm ligjor”, ka përfunduar Beyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova