Raportohet se po thyhet armëpushimi, reagon kryeministri pakistanez

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif ka bërë thirrje që të gjitha palët të “përmbahen” dhe të “respektojnë armëpushimin”.
Ai nuk iu drejtua drejtpërdrejt ndonjë pale, por tha se shkelje të marrëveshjes ishin “raportuar në disa vende brenda zonës së konfliktit, duke minuar frymën e procesit të paqes”.
Sharif shtoi se diplomacia duhet të “luajë një rol udhëheqës drejt zgjidhjes paqësore të konfliktit” në një postim në X.
Pakistani ka punuar si ndërmjetës midis SHBA-së dhe Iranit dhe ka luajtur një rol kyç në arritjen e armëpushimit dyjavor të njoftuar sot.
Delegacione nga Uashingtoni dhe Teherani do të udhëtojnë në Pakistan për bisedime të premten, ka konfirmuar veçmas Sharif.
Kjo ndodh pasi ai tha se kishte pasur sot një “bisedë të ngrohtë dhe të frytshme” me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për armëpushim dy-javor. /Telegrafi/



















































