Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës.

Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19.


Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit./Telegrafi/