Gazeta Shqiptare boton raportin sekret të ishdrejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë,
profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSHsë, lidhur me vizitën që bëri në Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja.
Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë të parë dhe i plotë, akademiku nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte marksizëmleninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksistleninist, se “vetëm socializmi do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”. Ai po ashtu çmonte Shqipërinë si vendi i parë në botë pa kisha e xhami.
Këto detaje jepen në raportin sekret, ku Qosja del tipik komunist, mbase i pabesueshëm për atë që deklarohet sot.
Në një interpretim thuhet se ato deklarata janë bërë nga Qosja si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por, po të kemi parasysh vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të tij në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla. Njëjtë ndodh edhe me raportin e hartuar për aktorin e famshëm, Bekim Fehmiu.
Një gjë interesante që vihet re në dosje janë edhe disa poezi në dorëshkrim me autorë Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy që ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë. Kjo porosi u krye, pasi poezia e Vincës u botua.
Vinca në atë kohë ishte frymëzuar nga “akti heroik” i 14vjeçares Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin e hekurudhës RrogozhinëFier. Dhe, kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?