Një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka treguar se 9 nga 10 njerëz në planet thithin ajër i cili përmban nivele të larta të ndotjes dhe i vret mbi 7 milionë persona në vit.
Ky studim është analizë e asaj që WHO e quan si databaza më gjithëpërfshirëse mbi ambientin me ajër të ndotur, transmeton Telegrafi.
Organizata ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 4,300 qytete dhe 108 shtete.
“Jo vetëm se ajri i ndotur sot është një nga faktorët më të rrezikshëm për shëndetin, por mund të them lirshëm se ajri i ndotur është sfidë e madhe për shëndetin publik”, ka thënë Dr. Maria Neira, drejtore e departamentit për Shëndetin Publik në WHO.
Organizata bën të ditur se thithja e ajrit të ndotur mund të shpijë në astma, në kancer të mushkërive, në sëmundje të zemrës, sulm të trurit, etj.
Sipas tyre, në Azi dhe Afrikë situata është më së shumti problematike për momentin, ku 90% e vdekjeve që ndërlidhen me ajrin e ndotur ndodhin atje, ndonëse ka edhe shumë qytete në Amerikë e Evropë të cilat kanë nivele të larta të ajrit të ndotur dhe janë përtej asaj që WHO i konsideron të shëndetshme.
Në mënyrë që të zvogëlohet ajri i ndotur, ekspertët kanë sugjeruar që ta zëvendësoni vozitjen me ecje, çiklizëm apo përdorim të transportit publik. Ndërsa për ta mbrojtur veten nga nivelet e larta të ajrit të ndotur, e në veçanti nëse keni probleme me zemër apo jeni të moshuar, rekomandohet të qëndroni brenda derisa të ulet niveli i ajrit të ndotur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës