Në mbledhjen e sotme të Këshillit të prokurorëve publik (KPP) nuk u shqyrtua raporti i prokurores speciale, Katica Janeva, për shkak të mosprezencës së saj, kurse kretari i KPP-së, Petar Anevski, e konsideroi si ''punë të pakëndshme'' dhe ''mosrespektim të institucionit'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më tej, Anevski ka thënë se anëtarët e KPP-së bashkarisht kanë ardhur në përfundim se prezenca e Janevës është e patjetërsueshme për shkak të shumë paqartësive që përmban raporti, prandaj shqyrtimi i raportit do të bëhet ditën e mërkurë.


Kryetari Anevski i bëri thirrje prokurores speciale Katica Janeva që të jetë prezente në mbledhjen e radhës, duke theksuar se është obligative për të, pra që ky Këshill është organi para kujt Janeva duhet të japë llogari për punën e saj profesionale dhe ligjore./Telegrafi/