Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, Raportin e Vendit për vitin 2024 të Komisionit Evropian.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres.
“Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mire”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “në tri vitet e fundit, kemi arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Jemi vlerësuar pozitivisht në përafrimin me politikën e jashtme të BE-së si dhe sukseset në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë përfaqësimin në CEFTA dhe avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, kjo e fundit tashmë si shtyllë e dytë e Planit të Rritjes”.
“Raporti thekson angazhimin dhe përparimin tonë të palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe përafrimin tonë me legjislacionin dhe vlerat Evropiane. I mirëpresim rekomandimet e raportit, adresimi i të cilave është i rëndësishëm për ne, jo vetëm në rrugëtimin drejt përparimit në procesin e integrimit evropian, por para se gjithash për përparimin e mëtutjeshëm socio-ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar kryeministri.
Kurti ka thënë se “anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”.
Ndërsa Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e dorëzimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2024, ka deklaruar sot se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës, ndërsa diskutimet me anëtarët e Këshillit janë ende në proces.
Orav vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka marrë një drejtim të ri për zgjerim, por theksoi se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme përpara se të bëjnë hapa të mëtejshëm.
“Aderimi në BE është një çështje shumë e rëndësishme. Për BE-në është detyrim t’i përgjigjet historisë. Sot, bota po përballet me një rikthim të luftës për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Ky hov i ri për zgjerim vjen në momentin e duhur – së fundmi kemi nisur negociatat me Shqipërinë pas shumë vitesh pune”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa