Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin Vjetor për Kosovën për vitin 2020. Të gjeturat e këtij raporti vlerësojnë se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane.
Lidhur me dialogun, sipas raportit të Komisionit Evropian, Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.
“Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja rifilloi me takime të nivelit të lartë më 12 dhe 16 korrik dhe 7 shtator 2020. Në Bruksel u zhvilluan një numër takimesh të nivelit të ekspertëve. Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe e rëndësishme në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në raport.
Sa i përket procesit të zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2019, raporti vlerëson se këto zgjedhe u administruan mirë dhe ishin transparente, por procesi i numërimit të votave nxorri në pah cenueshmëritë e procesit
“Fushata ishte konkurruese, me përjashtim të zonave të serbëve të Kosovës, ku mjedisi i fushatës u ndot nga kërcënimet kundër kandidatëve dhe mbështetësve të jashtë Listës Srpska. Mangësitë e përsëritura të procesit zgjedhor duhet të adresohen urgjentisht, në përputhje me rekomandimet e disa misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në këtë raport.
Tutje raporti thekson se situata në veriun e Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes.
Sa i përket sistemit gjyqësor, në raport theksohet se gjyqësori është ende i cenueshëm nga ndikimi i padrejtë politik.
“Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër korrupsionit. Kosova ka bërë përparim të kufizuar në këtë fushë, përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të nivelit të lartë, në konfiskimin e pasurive, si dhe përmes krijimit të Departamenteve Speciale që trajtojnë rastet e lidhura me korrupsionin e nivelit të lartë (dhe krimin e organizuar) në gjykata. Konfiskimet përfundimtare të pasurive dhe kapaciteti i përgjithshëm i prokurorisë, përfshirë edhe në lidhje me personelin mbështetës, mbeten të ulëta. Korrupsioni është i përhapur dhe mbetet çështje shumë shqetësuese. Kërkohet vullnet i fortë politik që çështjet e korrupsionit të adresohen në mënyrë efektive, si dhe një përgjigje e fortë e drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet tutje në këtë raport.
Po ashtu thuhet se Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar, dhe se përparimi ka përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të nivelit të lartë, rekrutimin e personelit shtesë për Prokurorinë Speciale, dhe trajnimin dhe ngritjen e vetëdijes për ngrirjen e pasurive.
Raporti vlerëson se perspektiva ekonomike e Kosovës filloi të përkeqësohej me shpejtësi në pranverën e vitit 2020, duke qenë se masat e karantinës kundër COVID-19 prishën rrjedhat financiare me diasporën.
Kosova ka bërë progres të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave. Institucionet kanë dështuar të miratojnë regjistrin e ndihmës shtetërore në përputhje me afatin ligjor të MSA-së – 1 prill 2019. Po ashtu, Kosova është në rrugë të mbarë të dështoj në përmbushjen e obligimit ligjor të MSA-së për të siguruar mbrojtje të të drejtave intelektuale, industriale dhe komerciale, në nivel të njëjte të mbrojtjes siç është në BE deri në prill të vitit 2021.
Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës