Numri i personave që janë të prekur nga uria në botë gjatë vitit të kaluar është rritur në 828 milionë, një rritje prej 150 milionë që prej shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Kështu thuhet në raportin mbi Gjendjen e Sigurisë së Ushqimit dhe Ushqyerjes në Botë (SOFI), i cili jep të dhëna të reja se bota është duke lëvizur larg arritjes së qëllimit për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë së ushqimit dhe kequshqyerjes deri në vitin 2030.
Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, paraqet të dhëna mbi sigurinë e ushqimit dhe situatën ushqimore në mbarë botën, përfshirë edhe vlerësimet e fundit për koston dhe përballueshmërinë e një diete të shëndetshme.
Aty thuhet se 8.9 për qind e popullsisë së botës më 2021 u përball me uri, teksa kjo shifër më 2020 ishte 9.3 për qind.
Vlerësohet se 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare vuajnë nga forma më e rëndë e kequshqyerjes, gjë që ka rritur rrezikun e vdekjeve të fëmijëve për 12 herë. Për më tepër, 149 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare kanë probleme të zhvillimit për shkak të mungesës së vlerave ushqyese në dietën e tyre, ndërkaq 39 milionë fëmijë janë obezë.
Hendeku gjinor në sigurinë e ushqimit vazhdoi të rritej më 2021, me 31.9 për qind gra në botë që përballen me pasiguri të rënda të ushqimit, krahasuar me 27.6 për qind të burrave.
Po ashtu, thuhet se sipas projeksioneve, pothuajse 670 milionë persona apo 8 për qind e popullsisë së botës, do të përballet me uri më 2030 edhe nëse merret parasysh një rimëkëmbje ekonomike botërore.
Organizatat që publikuan këtë raport tha se ky dokument po publikohet në kohën kur po vazhdon lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, dy prej prodhuesve më të mëdhenj të drithërave dhe plehrave artificiale. Bllokadat e shkaktuara nga lufta kanë ndërprerë furnizimet botërore dhe po ndikojnë në rritjen e çmimeve të ushqimit, drithërave, plehrave artificiale, energjisë, por edhe ushqimeve terapeutike për fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker