Raporti i Policisë së Kosovës, për 24 orët e fundit

RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 29.09.2014-02:40. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj, shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të të njëjtit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë të llojit Zastava, cal. 6 mm. Të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Lipjan 29.09.2014–12:50. Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të tipit “Ekol Tuna” cal. 8 mm pa municion. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM TRUPOR
Prishtinë 29.09.2014-10:20. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i moshës së mitur, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar të moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
PENGIM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS
Fshati Vragoli, Fushë Kosovë 29.09.2014-09:00. Policia ka ndaluar një veturë civile me targa vendore dhe gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje nga vetura kanë dalë tre të dyshuarit, dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare me ç’rast kanë penguar zyrtarët policorë derisa kryenin detyrën e tyre. Të njëjtit janë shoqëruar deri në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
GRABITJE
Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë 28.09.2014-02:30. Në lidhje me rastin raportohet se me 29.9.2014 policia ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Gjilan 29.09.2014-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 6 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 8.8 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 29.09.2014- 08:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjtit është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Gjilan.
Fshati Carevc, Novo Bërdë 29.09.2014 - 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj 29.09.14 - 08:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një sasi kabllo të rrymës, gypa bakri për nxemje si dhe disa pajisje të instalimit të ujit. Policia është duke hetuar rastin.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Adem Jashari”, Prizren 29.09.2014- 14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. “Ilir Soba”, Gjakovë 28.09.2014-21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit duke drejtuar motoçikletën e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia pasi ka arritur në vendngjarje i dyshuari ka filluar t’i ofendojë dhe t’i sulmojë fizikisht. Gjatë prangimit lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe zyrtarët policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. “UÇK-së”, Pejë 30.09.2014-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarr në ajër. Nga i njëjti policia ka konfiskuar armën e llojit COLT Duble, një karikator me 5 fishekë të cal.43 mm dhe dy gëzhoja. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Deçan 29.09.2014-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Pejë.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
Fshati Bajskë, Vushtrri 29.09.2014-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar të moshës së mitur duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Fshati Lipa, Zveçan 29.09.2014 - 12:10. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në afërsi të pyllit kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
ARRESTIM I PERSONIT TË KERKUAR
Fshati Suhodoll, Mitrovicë 28.09.2014- 06:25. Me 29.9.2014 15:30 është arrestuar i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rendësi për të raportuar





















































