LAJMI I FUNDIT:

Raporti i COVID-19, konfirmohen 16 raste të reja

Raporti i COVID-19, konfirmohen 16 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.


Në total numri i rasteve aktive është 472.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/