Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për incidentet e ndodhura në rajonin e Prishtinës, duke përfshirë raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje dhe persona të zhdukur.
Posedim i narkotikëve
Rr. Gjorgj Bush, Prishtinë | 22.02.2025, 18:15. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe sekuestruar 3.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë | 22.02.2025, 20:50. Një mashkull kosovar ka raportuar se, gjatë mungesës së tij në shtëpi, e dashura e tij (shtetase kosovare) i ka vjedhur një armë nga sirtari. Rasti është duke u hetuar nga policia.
Armëmbajtje pa leje
Rr. Papa Kristo Negovani, Prishtinë | 22.02.2025, 19:48. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes, ai ka dorëzuar një armë të tipit AK-47, një karikator dhe 15 fishekë. Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Rastet e dhunës në familje
Prishtinë | 21.02.2025, 23:30. Një grua kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, bashkëshorti i saj e ka kapur për duar, duke bërë që të dy të rrëzohen. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan | 22.02.2025, 10:00
Tre persona janë shoqëruar në polici për intervistim pas një mosmarrëveshjeje. Dy gra të përfshira në incident kanë pranuar tretman mjekësor. Pas konsultimit me prokurorin, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë | 22.02.2025, 15:00
Një mashkull kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe e ka kërcënuar se do të publikojë fotografitë e saj nëse denoncon rastin në polici. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është kthyer tek prindërit e saj. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë | 22.02.2025, 14:21
Një shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar dhe kanosur nga djali i tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Prishtinë | 21.02.2025, 21:30
Një mashkull kosovar, nën ndikimin e substancave narkotike, ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar një grua kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Person i zhdukur
Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë | 22.02.2025, 21:30 Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.
Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të gjitha rastet dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo incident apo informatë që mund të ndihmojë në zgjidhjen e rasteve, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë