LAJMI I FUNDIT:

Raport: Ngadalësohet shitja e telefonave të mençur mobil

Raport: Ngadalësohet shitja e telefonave të mençur mobil

Shitjet globale të telefonave të mençur mobil janë llogaritur se kanë për të arritur në 1.5 miliardë njësi në vitin 2016, një raport i ri  i kompanisë kërkimore Gartner parashikon.

Gartner tha se kjo paraqet një rritje prej vetëm shtatë për qind në krahasim me vitin e kaluar, duke treguar se do të ketë një ulje të kërkesës për pajisjet mobile.

Në janar, Gartner parashikoi se në 2016 do të jetë hera e parë që do të ketë një rënie kolektive në shitjet e telefonave të mençur mobil, tabletëve dhe PC-ve. Parashikimi i grupit ka theksuar këtë ndryshim për shkak të rritjes së sheshtë në tregjet e mëdha sikurse ai i Kinës dhe Amerikës së Veriut këtë vit.


“Historikisht, përkeqësimi i kushteve ekonomike ka pasur ndikim të papërfillshëm në shitjet e telefonave të mençur mobil, por kësaj radhe nuk është kështu”, tha Ranjit Atval, drejtor i kërkimeve në Gartner. “Kina dhe Amerika e Veriut kanë pësuar shitje të sheshtë të telefonave të mençur mobil, duke treguar një rritje prej 0.7 për qind dhe 0.4 përqind respektivisht.”

Në tregjet e zhvilluara, duke përfshirë edhe Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Japoninë, thuhet se rritja po ngadalësohet për shkak të jetës më të gjatë të telefonave të mençur mobil.