Jose Mourinho shpreson që Leicester City në krye me Claudio Ranierin të fiton këtë sezon Ligën Premier.

Special One ka thënë se mosmarrëveshjet me trajnerin italian i takojnë të kaluarës dhe tani uron që ai të shpallet kampion.


"Uroj që ata të arrin objektivin e tyre, sepse ata e meritojnë’.

“Ranieri? Është një person serioz, e përgëzoj. Në të kaluarën kemi pasur disa mosmarrëveshje, por tani gjithçka i takon së kaluarës dhe uroj që ai të fiton titullin”, ka thënë Mourinho për Fox Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app