LAJMI I FUNDIT:

Rangellova jep dorëheqje nga posti i kryetares së Unionit të Grave në OBRM-PDUKM

Rangellova jep dorëheqje nga posti i kryetares së Unionit të Grave në OBRM-PDUKM

Daniella Rangellova ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetares së Unionit të Grave në OBRM-PDUKM. Dorëheqja e Rangellovës vjen pas ngjarjeve të fundit në këtë parti dhe përjashtimit të disa anëtarëve.

Rengellova përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk mund të jetë pjesë e udhëheqësisë e cila sipas saj, partinë e çon drejt izolimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe përkundër propozimit të kryetarit Hristijan Mickoski që të vazhdoj ta udhëheq Unionin e Grave deri në fund të mandatit, unë kam marrë vendim të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Unionit të Grave në OBRM-PDUKM. Jap dorëheqje pasi nuk pajtohem me politikat e udhëheqësisë së partisë. Nuk mund të pranojë të jem pjesë e lojërave toksike të udhëhequra nga ambiciet që të ushqehen disa persona. Të kesh ambicie është pozitive, por të jesh i gatshëm të shkelësh njerëz të gjallë për ta kënaqur egon personale dhe dëshirën për fuqi, është e papranueshme”, shkruan Rangellova.


Përndryshe, pas largimit të Nikolla Gruevskit nga posti i kryetarit të partisë dhe pas mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese nga disa deputetë të kësaj partie, në OBRM-PDUKM filluan përçarjet të cilat rezultuan me përjashtime të mëdha të anëtarëve dhe deputetëve./Telegrafi/

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rangellova: Partia e izoluar është parti pa të ardhme
Lexo po ashtu Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rangellova: Partia e izoluar është parti pa të ardhme

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori