Ditën e sotme (14 shkurt) shënohet Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.

Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.


E në këtë ditë një gjë të tillë e kanë bërë edhe të famshmit shqiptarë.

Së fundmi ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ka ndarë një imazh përkrah bashkëshortes së tij, Anita Muçaj - Haradinajt.

Dyshja po shijojnë një mbrëmje të mirë në një nga vendet luksoze të Prishtinës.

Screenshot 18 14 Foto: Screenshot/Instagram

Ai nuk ka bërë ndonjë përshkrim, përveçse ka vendosur një 'emoji' të zemrës së kuqe.

Të njëjtit janë bashkë që shumë vite dhe kanë tre fëmijë. /Telegrafi/

Screenshot 19 9 Foto: Screenshot/Instagram