Edinson Cavani ka goditur paksa me grusht futbollistin e Arsenalit, Aaron Ramseyn.

Ky i fundit ka folur për incidentin duke thënë se këto gjëra ndodhin në fushat e futbollit.


"Ai më goditi, por këto gjëra ndodhin kur ‘gjakrat nxehen’. Unë nuk kam asnjë problem me të", tha futbollisti pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Felix Brych nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por besohet se pas xhirimeve filmike mund të dënohet sulmuesi i PSG-së.

Kujtojmë se takimi i vlefshëm për javën e pestë të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së ka përfunduar pa fitues 2-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app